Aktualitet

Paraja e madhe e "PHILIP MORRIS" nuk pyet/ Braçe denoncon kompanitë të cilat tregtojnë cigare elektronike: Shitet si tenkologji por krijon varësi

Përmes një video të postuar në rrjetin e tij social Instagram, Braçe shpjegon përmbajtjen e cigares, ku krahasoi një cigare të pakonsumuar me një të konsumuar.

29 Dhjetor 2025, 09:07 Nga E.d
Paraja e madhe e "PHILIP MORRIS" nuk pyet/ Braçe
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka denoncuar kompanitë të cilat tregtojnë cigare elektronike në vend.  Përmes një video të postuar në rrjetin e tij social Instagram, Braçe shpjegon përmbajtjen e cigares, ku krahasoi një cigare të pakonsumuar me një të konsumuar.

Deputeti socialist tha se paisja elektronike, e cila shërben për prijen e duhanit shitet si teknologji, ndërkohë që krijon varësi dhe dëmton mushkëritë. Braçe u ndal specifikisht të përdoromi i fëmijëve, për të cilin tha se ndonëse është ndaluar tregtimi i tyre për moshat e mituara, paraja e madhe e "PHILIP MORRIS" nuk pyet.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

"ALARMI PER FEMIJET. BRENDA DUHANIT ELEKTRONIK! JA CFARE KA! Dhe ky ju shitet femijeve! U shpik e shitet per teknologji, luks, “me pak i demshem”, nderkohe qe krijon varesi te qarte dhe demton pafund mushkerite;
Vecanerisht te FEMIJEVE! E kemi ndaluar me ligj tu shitet femijeve, kemi ndaluar reklamen per te kudo, por paraja e madhe e PHILIP MORRIS nuk pyet, po fare fare fare!" shkruan Braçe./Dosja.al

erion braçe cigare elektronike  kompani

Sondazh

Poll