Aktualitet

Tentojnë të hyjnë me bidona në bashki/ Qytetarët përplasen me policinë për mungesën e ujit në Vlorë

Në sheshin përpara bashkisë shihen qytetarët, të cilët po përplasen me policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë.

29 Dhjetor 2025, 10:24 Nga I.A
Tentojnë të hyjnë me bidona në bashki/ Qytetarët
Protesta

VLORË- Qytetarët e Vlorës janë dyndur sot në dyert e Bashkisë së Vlorës duke protestuar pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë. Në sheshin përpara bashkisë shihen qytetarët, të cilët po përplasen me policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë.

Ata kanë goditur me bidona derën kryesore dhe kërkojnë takim me kryetaren e Bashkisë, ndërsa forcat e rendit po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll dhe të garantojnë sigurinë publike.

 

Çfarë ka ndodhur në Vlorë?

 

Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej më shumë se 4 ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pijshëm./Dosja.al

 

 

 

vlora pa uje proteste ne vlore

Sondazh

Poll