Aktualitet

Dita e katërt pa ujë në Vlorë/ Qytetarët dynden tek burimi i Ujit të Ftohtë

Sipas tyre situata vështirësohet edhe më shumë, për shkak të festave të fundvitit.

29 Dhjetor 2025, 10:48 Nga E.d
Dita e katërt pa ujë në Vlorë/ Qytetarët dynden tek
Foto ilustruse

VLORA- Qyteti i Vlorës po përballet prej katër ditësh me mungesën e ujit të pijshëm. Për shkak të kësaj situate, qytetarët i janë drejtuar sërish burimit nëntokësor, i cili ndodhet pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, për tu furnizuar me ujë. Ata fajsojnë insitucionet përgjegjëse për mungesën e zgjidhjes së këtij problemi. Sipas tyre situata vështirësohet edhe më shumë, për shkak të festave të fundvitit.

Ndërkohë që një ditë më parë, në shenjë revolte qytetarët hynë me forcë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, aty ku po zhvillohej mbrëmja gala, festa e fundvitit për qytetarët e Vlorës. Ndërsa autoritetet përkatëse kanë deklaruar se defekti, i cili ka ndodhur katër ditë më parë, pritet të riparohet gjatë ditës së sotme.


Çfarë ka ndodhur në Vlorë?

Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej më shumë se 4 ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pijshëm./Dosja.al

 

vlorë ujë uji i ftohtë

Sondazh

Poll