Aktualitet

"Ju gala, ne pa la"/ Momenti kur qytetarët prishin festën e bashkisë Vlorë (VIDEO)

Banorët e Vlorës shprehin zemërimin e tyre për mungesën e shërbimeve bazë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat deri sa situata të zgjidhet.

28 Dhjetor 2025, 21:44 Nga I.A
"Ju gala, ne pa la"/ Momenti kur qytetarët prishin festën e
Protesta

VLORË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur qytetarët vlonjatë kanë hyrë në teatrin "Petro Marko" në Vlorë, duke prishur festën e Bashkisë. Protestuesit shprehën revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror, duke brohoritur “Poshtë qeveria!” dhe duke kërkuar ujin që u mungon prej ditësh.

Banorët e Vlorës shprehin zemërimin e tyre për mungesën e shërbimeve bazë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat deri sa situata të zgjidhet.


Një protestë për mungesën e ujit po mbahet në Vlorë. Disa dhjetëra qytetarë të Vlorës u përplasën me policinë duke u futur brenda ambjenteve të teatrit ‘Petro Marko’ ku bashkia po organizonte një mbrëmje gala, në një kohë që banorët ishin 3 ditë pa ujë. Protestuesit kanë njoftuar se protesta do të vijojë ditën e nesërme në orën 10:00 përpara bashkisë./Dosja.al

proteste ne vlore

Sondazh

Poll