Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet nga protesta në Vlorë, qytetarët të acaruar për mungesën e ujit: Duam ujë, duam ujë

Mësohet se qytetarët janë mbledhur me pankarta dhe bidona në duar, për të kërkuar zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë. 

28 Dhjetor 2025, 20:30 Nga I.A
VIDEO/ Dalin pamjet nga protesta në Vlorë, qytetarët të
Protesta

VLORË- Pamjet nga protesta e banorëve të Vlorës mbrëmjen e sotme kanë dalë. Mësohet se qytetarët janë mbledhur me pankarta dhe bidona në duar, për të kërkuar zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë. 

Banorët e revoltuar kanë hyrë me forcë në ambientet e mbrëmjes gala, ku punonjës të Bashkisë shijonin ngjarjen, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për krizën e ujit.


Një protestë për mungesën e ujit po mbahet në Vlorë. Disa dhjetëra qytetarë të Vlorës u përplasën me policinë duke u futur brenda ambjenteve të teatrit ‘Petro Marko’ ku bashkia po organizonte një mbrëmje gala, në një kohë që banorët ishin 3 ditë pa ujë. Protestuesit kanë njoftuar se protesta do të vijojë ditën e nesërme në orën 10:00 përpara bashkisë./Dosja.al

proteste ne vlore

Sondazh

Poll