Aktualitet

Ekzekutimi i vëllezërve shqiptarë në Holandë, arrestohet pas 5 vitesh 30-vjeçari, roli i të riut në vrasje (EMRAT)

14 Shkurt 2020, 11:34 Nga DOSJA
Ekzekutimi i vëllezërve shqiptarë në Holandë,

Holdandë- Policia holandeze ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, (identiteti i të cili ende nuk dihet) pasi dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e dyfishtë të ndodhur 5 vjet më parë në Roterdam- IJsselmonde, ku u vranë me armë zjarri dy vëllezërit Florenc dhe Klevis Tola, 29 dhe 25 vjeç. 30-vjeçari i ndaluar mësohet se u arrestua në mesin e muajit Janar në Francë, ku kishte mbërritur nga Turqia. Mediat holandeze shkruajnë se dyshohet se ai është personi, i cili kishte shoqëruar me makinë vrasësit e shqiptarëve në shtëpinë ku ndodhi krimi.

Si ndodhi vrasja? 

Më 15 Janar të 2015-s, u vranë me breshëri plumbash dy vëllezërit Tola, në një shtëpi në IJsselmonde. Në banesë autoritetet gjetën 21 plumba dhe dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një shëmbimi zjaresh mes palëve. Për këtë ngjarje të rëndë u arrestua 28-vjeçari nga Shqipëria Herald R. për të cilin Prokuroria holandeze kërkoi 20 vjet burg. Por i riu u shpall i pafajshëm nga gjykata e Roterdamit, për mungesë provash. Shqiptari u dënua me 4 vjet burg vetëm për posedim droge dhe armëmbajtje pa leje.

Burimi: Rijmond

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florenc tola klevis tola florenc tola klevis tola

Sondazh

Poll