Aktualitet

Mbushi makinën me gurë dekorativë në malin e Tomorrit, procedohet 46-vjeçari në Skrapar

14 Shkurt 2020, 09:43 Nga DOSJA
Mbushi makinën me gurë dekorativë në malin e Tomorrit,

SKRAPAR- Policia e Beratit në kuadër të operacionit kundër shkatërrimit dhe mbrojtjes së malit të Tomorrit kanë referuar materialet në Prokurorinë e Beratit për shtetasin J.D. 46 vjeç. Sipas një njoftimi bëhet me dije se ky shtetas kishte ngjitur makinën e tij në malin e Tomorrit dhe e kishte ngarkuar me pllaka dekorative.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar, në kuadër të operacionit “Lufta kundër shkatërrimit dhe mbrojtja e malit të Tomorit nga subjektet që ushtrojnë veprimtari të paligjshme në këtë territor” referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin J. D., 46 vjeç, banues në Novaj, Skrapar, pasi nga shërbimet e ADZM Berat, në vendin e quajtur “Rrasa e Novajt” është konstatuar një mjet tip “Fuoristradë”, me karroceri, pa targa, i ngarkuar me pllaka guri dekorativ, i cili pas verifikimeve nga ana e Policisë dyshohet se është i një subjekti, me administrator shtetasin J. D. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore””, është ky njoftimi i Policisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mali i tomorit pllaka dekorative policia berat mali i tomorit pllaka dekorative policia berat

Sondazh

Poll