Aktualitet

OFL s’ka pushim, të dënuar për trafik droge në Angli, i kërkon dy ‘elbasanasve’ të justifikojnë pasuritë (VD)

14 Shkurt 2020, 10:03 Nga DOSJA
OFL s’ka pushim, të dënuar për trafik droge në Angli,

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka ‘goditur’ sërish dy të dënuar në Britaninë e Madhe për trafik droge. OFL i ka kërkuar të justifikojnë pasuritë Klaus Matishi alias Kledian Çopja dhe Emiljano Shegës, të dy banues në Elbasan dhe me procedentë penal.

Klaus Matishi (Kledian Çopja) dhe Shega do të duhet që brenda 48 orësh t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve lidhur me pasuritë e tyre, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut.

33-vjeçari nga Elbasani “boss” kokainë në Angli

Klodian Çopja është dënuar në Angli më 4 gusht të vitit 2017 me 17 vite burg pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës. Sipas mediave britanike, Çopja kishte importuar drejt Anglisë përafërsisht 540 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 23 milion paund. Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar.  Kingston Croën Court e shpalli fajtor për 3 akuza, shpërndarje droge e Klasit A, Klasit C dhe importit të drogës së Klasit A. Ai u kap nga Policia pas zbulimit të një rrjeti të shpërndarjes së kokainës nga prilli i vitit 2013 deri në korrik të 2015 -ës. Sipas autoriteteve britanike, 33-vjeçari ishte koka e grupit kriminal.

Ndërsa Emiljan Shega u arrestua 10 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt në Angli me vlerë 10 milion paund.

NJOFTIMI I PLOTË:

14 shkurt, OFL

Vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Ka kaluar më shumë se një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Oreges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren emiljano shega klaus matishi kledian çopja anti-kçk-ja zbret në terren emiljano shega klaus matishi kledian çopja

Sondazh

Poll