Aktualitet

Tragjedi në Ostren! Rrjedhje gazi nga bombola në familjen Tolaj, vdes nëna dhe dy fëmijët e saj, vajza tjetër mbijeton (VD

14 Shkurt 2020, 10:59 Nga DOSJA
Tragjedi në Ostren! Rrjedhje gazi nga bombola në familjen Tolaj, vdes

BULQIZË– Tragjedi në fshatin Guri në njësinë administrative Ostren i Madh në Bulqizë. Nëna me dy fëmijët e saj kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombolë gjatë natës. Ndërsa vajza tjetër, Merita Tolaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Tiranës dhe fatmirësisht ka arritur t’i mbijetoje helmimit të gazit që u mori jetën tre familjarëve të saj. 

Presidenti Ilir Meta ka vizituar të mbijeturën e familjes Tola, Merita pak pas lajmit se vajza e kaloi rrezikun. Meta u shpreh se do të jetë gjithmonë pranë familjes Tolaj dhe do t’i ndihmojë ta kalojnë këtë tragjedi.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se ka ndërruar jetë nëna e identifikuar si Rajmonda Tolaj, 40 vjeç bashkë me fëmijët e saj Rudinën (19 vjeç) dhe Fajtonin (14 vjeç). Ndërsa Merita (vajza e vogël 16 vjeçe) ndodhet në spitalin e Tiranës. Mësohet se ka qenë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tragjedinë në momentin kur kishte shkuar për t’i hedhur bagëtive për të ngrënë. Ajo trokiti rreth orës 11:30 në banesën e kunatës por askush nuk u përgjigj. Pasi njoftoi edhe fqinjët, të cilët hapën me forcë derën, u përball me tragjedinë e ndodhur në banesë.

Në banesë gjatë natës ndodhej vetëm Rajmonda me tre fëmijët e saj pasi bashkëshorti Ylber Tola ndodhej në Greqi, ku edhe punonte.  Sipas policisë tragjedia e trefishtë në Ostren u shkaktua si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit, ndërsa mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi. Ai u shpreh se bombola ndodhej jashtë shtëpisë.

E afërmja e famijes Tola, Lumturije Bajrami rrëfen se ngjarjen e ka mësuar nga televizori, pasi ka parë emrin e mbesës. Ajo tregon se familja Tola përdorte dru për ngrohje, jo gaz.

Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka shkuar në banesën e familjes Tola në ostren të Bulqizës, për të bërë verifikimet mbi shkaqet e vdekjes së tre anëtarëve. ISHT ngre dyshimet se familja Tola mund të jetë asfiksuar nga tymi i sobës me dru.

(F.g.k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rajmonda tola shperthim gazi ne bulqize tragjedia e ostrenit ylber tola rajmonda tola shperthim gazi ne bulqize tragjedia e ostrenit ylber tola

Sondazh

Poll