Aktualitet

Vettingu në Polici/ Konfirmohet në detyrë Nikollë Rica, Fatos Balla dhe Bujar Ahmeti

14 Shkurt 2020, 11:02 Nga DOSJA
Vettingu në Polici/ Konfirmohet në detyrë Nikollë Rica,

Tiranë- Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Nikollë Ricën, Drejtorin e Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit, Bujar Ahmetin, drejtor në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Fatos Ballën. Ky i fundit është Specialist në Sektorin e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas KJV-së, Rica kishte deklaruar një apartament në Tiranë, blerë në vlerën e 1 milion e 900 mijë lekë, si burim nga shitja e një apartamenti të mëparshëm në zonën e Ali Demit, si dhe kursime familjare. Ndërkohë këto pasuri dhe të tjera ai i ka të justifikueshme dhe në këtë mënyrë ai ka dalë i pastër në procesin e vettingut. Po kështu edhe Fatos Balla dhe Ahemti kanë  dalë të pastër në të tri shtyllat e vlerësimit.

Pak  ditë më parë u konfirmua në detyrë nëndrejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së , Adriatik Ago. Me sukses ka kaluar Vettingun edhe Ardi Veliu, Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pak javë më parë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkoi nga detyra ish-drejtuesin e Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA, Oltion Shehun. Shehu u penalizua pasi nuk justifikonte dot shpenzimet në raport me të ardhurat e tij, të cilat kapnin shumën e rreth 1.4 milion lekëve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos balla nikollë rica vettingu ne polici fatos balla nikollë rica vettingu ne polici

Sondazh

Poll