Aktualitet

Ish-prokurori Trenova hedh dyshime për procesin e Vetting-ut: Një gjyqtar pagoi 150 mijë € tek KPK, Komisioneri Publik anki

14 Shkurt 2020, 11:27 Nga DOSJA
Ish-prokurori Trenova hedh dyshime për procesin e Vetting-ut: Një

TIRANË– Ish-prokurori Gentian Trenova, i cili është shkarkuar nga Vettingu ka reaguar në lidhje me procesin e rivlerësimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorisë. Në një postim në Facebook, Trenova ka hedhur dyshime se një gjyqtar kishte paguar 150 mijë Euro për të kaluar Vettingun në KPK, por Komisioneri Publik e ka lënë me zemër të ngrirë deri në ditën e fundit dhe ka bërë ankimim.

Më tej ai shton se komisionerët publikë presin gjithmonë ditën e fundit për të bërë ankimin me shpresën se deri në minutën e fundit mund të vijë urdhri politik dhe bakshishi i majmë për të mos bërë ankimim. “Gjithmonë ka një listë te zezë se kush duhet të largohet. Këta dalin gjithmonë teë parët në seancë publike pasi hetimin ia bëjnë me shpejt. Por brenda vettingut paska dy grupe të forta”, shkruan Trenova.

REAGIMI I PLOTË

Thashetheme nga vettingu nr.2. Përsëri vazhdojnë nëpër kafene fjalët se cbëhet nga vettingu. Gjithsesi fjalë janë. Mbase ndonjëra nuk është e vërtetë. Kështu së fundi një gjyqtar paska shpenzuar 150 mijë euro për të kaluar kpk, por për fat të keq komisioneri publik e ka lënë me zemër të ngrire deri ditën e fundit të ankimit dhe ka bërë ankimin. Por nuk është rasti i vetëm. Si për cudi komisionerët publikë presin gjithmonë ditën e fundit për të bërë ose jo ankim me shpresën se deri në minutën e fundit mund të vijë urdhri politik apo bakshishi i majmë për të mosbërë ankim.

Është cudi se ONM bën rekomandim që ditën e parë kur publikohet vendimi në faqen e KPK edhe pse ata nuk dinë shqip, ndërsa komisioneri pret minutën e fundit të ditës fundit për t’u shprehur. Gjithmonë ka një listë te zezë se kush duhet të largohet. Këta dalin gjithmonë të parët në seancë publike pasi hetimin ia bëjnë më shpejt. Por brenda vettingut paska dy grupe të forta. Që të kalosh duhet ta kesh mirë me të dy. Dmth t’i kesh shërbyer me perulje qeverisë ose të paguash shumën e duhur te personi i duhur.

Njëri grup lufton grupin tjetër për të marrë frenat e drejtësisë. Lufta ka viktima nga të dyja kampet. Njëri grup ka lidhje të forta në qeveri , ndërsa grupi tjetër nga një ish-ministër që donte monopolin te procesi i reformës.Kur ndokush arrin të kalojë me ndihmën e një grupi , grupi tjetër bën intrigën e radhës duke përdorur komisionerin publik apo dhe ONM. Intrigat vazhdojnë dhe rubrika e thashethemeve do vazhdojë.

Prokurori i Apelit të Tiranës, Gentian Trenova u shkarkua nga detyra në vitin 2018, pas gjetjeve të hetimit administrativ që e akuzojnë subjektin për deklarim të rremë të pasurisë si dhe mbyllje të hetimeve për një prokuror të akuzuar për korrupsion dhe një person të përfshirë në trafik droge. Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohej në këtë proces nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici u kundërshtua si i padrejtë nga avokati i Trenovës, i cili deklaroi se “Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë magjistratë të kualifikuar”. Pash shkarkimit Trenova ka ijuar betejën e tij, por nuk ka arritur që të kthehet në detyrë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian trenova komisioni i pavarur i kualifikimit vettingu i gjyqtareve gentian trenova komisioni i pavarur i kualifikimit vettingu i gjyqtareve

Sondazh

Poll