Sport

Haaland sulmon mediat: Po trilloni, jua tregoj unë si shkova te Dortmundi

14 Shkurt 2020, 11:18 Nga DOSJA
Haaland sulmon mediat: Po trilloni, jua tregoj unë si shkova te Dortmundi

Erling Haaland ka reaguar ashpër për spekulimet që e lidhin me Manchester United-in. Sulmuesi është lojtar i Borussia Dortmund-it, por në media raportohet se verën e ardhshme do të bëhet pjesë e “Djajve të kuq”.

“Ata që shkruajnë lajme të tilla duhet të flasin me fakte. Këto janë thashetheme qesharake. Sa mbaroi sezoni, nisëm të mendonim me babain tim se ku mund të luaja. Ai nuk ma përmendi asnjëherë Dortmundin. Isha unë ai që e pyeta nëse kishim shanse për në Dortmund”, – është shprehur Haaland.

“Befas, ka shtuar djaloshi – ky klub u bë një opsion dhe e konsideruam si më të mirin për mua. Trajner Solskjaer ka qenë shumë i rëndësishëm për mua, por ndjeva se Borussia ishte alternativa më e përshtatshme”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund haaland merkato dortmund haaland merkato

Sondazh

Poll