Aktualitet

Qytetarët prej tre ditësh pa ujë/ Kreu i Ujësjellësit Vlorë: Situatë e vështirë! I kërkojmë ndjesë qytetarëve...

Lidhur me situatën ka reaguar edhe Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, ku thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë janë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon.

28 Dhjetor 2025, 14:05 Nga E. D
Qytetarët prej tre ditësh pa ujë/ Kreu i Ujësjellësit
Ermal Murati

VLORË- Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej 72 orësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Lidhur me situatën ka reaguar edhe Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, ku thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë janë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon.

“Kemi realizuar pjesërisht një zgjedhje, që dha sërish probleme. Qyteti sërish vuan furnizimin me ujë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve, avaria është shumë serioze. Sot kemi ndryshuar edhe mënyrën e zgjidhjes së problematikës”, tha Murati./Dosja.al

 

ermal murati

Sondazh

Poll