Aktualitet

Zjarri në parkun e autobusëve në Durrës/ Policia zbardh ngjarjen: U dogjën 8 autobusë! Flakët u shkaktuan nga një shkëndijë elektrike në baterinë e...

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve.

28 Dhjetor 2025, 12:54 Nga E. D
Zjarri në parkun e autobusëve në Durrës/ Policia zbardh
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja lidhur me zjarrin e rënë në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve. Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, duke e klasifikuar ngjarjen si aksidentale.

Njoftimi i Policisë: 

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me zjarrin në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve./Dosja.al

 

policia e durresit zjarri ne parkun e autobuseve

Sondazh

Poll