Aktualitet

Skandal në Vlorë/ Qytetarët mbetet pa ujë prej 72 orësh, furnizohen në zonën e Ujit të Ftohtë

Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërbenë për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë.

28 Dhjetor 2025, 13:28 Nga E.d
Skandal në Vlorë/ Qytetarët mbetet pa ujë prej 72
Foto ilustruse

VLORË- Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej 72 orësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërbenë për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë.

Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm. Ata janë drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pishëm.

Sipas drejtuesve të Ujësjellësit të Vlorës, parashikohet që furnizimi me ujë të rikthehet mbrëmjen e sotme në shtëpitë e qytetarëve. Kjo pasi, sipas tyre po punohet intensivisht për zgjidhjen e këtij problemi./Dosja.al

72 orësh vlorë uji

Sondazh

Poll