Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht! Ndalohen pesë shtetas serbë në Kosovë, mes tyre dhe ish-ushtarak 

Sipas informacioneve paraprake i dyshuari mund të ketë pasur informacione lidhur me plane të mundshme për cënimin e procesit zgjedhor.

28 Dhjetor 2025, 12:37 Nga E.d
Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht! Ndalohen pesë shtetas
Foto ilustruse

KOSOVA- Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar ditën e sotme pesë shtetas serbë. Ata u ndaluan nga policia, pasi po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë ilegale. Sipas mediave në Kosovë njëri nga të ndaluarit dyshohet të ketë qenë ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë.

Sipas informacioneve paraprake i dyshuari mund të ketë pasur informacione lidhur me plane të mundshme për cënimin e procesit zgjedhor. Policia po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al

serbë kosova policia

Sondazh

Poll