Aktualitet

E rëndë në Durrës/ I mituri dëmtohet nga fishekzjarret, 15 vjeçari niset drejt ‘Traumës’

Si pasojë e lëndimeve, 15-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar.

28 Dhjetor 2025, 12:48 Nga E. D
E rëndë në Durrës/ I mituri dëmtohet nga fishekzjarret,
foto ilustruese

DURRË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku si pasojë një i mitur ka mbetur i lënduar. Bëhet me dije se 15-vjeçari është dëmtuar në fytyrë nga lëndë piroteknike. Si pasojë e lëndimeve, 15-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 27.12.2025, rreth orës 21:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës është paraqitur një shtetas i mitur, 15 vjeç, i dëmtuar në fytyrë, i cili dyshohet se është dëmtuar nga lëndë piroteknike," njoftuan blutë./Dosja.al

policia e durresit

Sondazh

Poll