28 Dhjetor 2025, 09:43
Nga E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar në Vaun e Dejës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi lënde narkotike dhe municion luftarak.
Mbi 42-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, gjatë një aktiviteti festiv, punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë përballur me kundërshtim verbal nga shtetasi A. P. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan municione luftarake.
Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë bëri arrestimin e shtetasit A. P., 42 vjeç, banues në Dejë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Dosja.al
shkodra policia kanabis
Aktualitet
28 Dhjetor 2025, 09:44
E.d
Foto ilustruese
FIER- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier...
Aktualitet
28 Dhjetor 2025, 07:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Vitet e fundit, turizmi u ka dhënë një shtysë të rëndësishme kantinave të verës,...
Aktualitet
28 Dhjetor 2025, 07:24
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Numri i emigrantëve të rikthyer pas pandemisë është rritur, por gjithashtu edhe kushtet për rii...
Aktualitet
28 Dhjetor 2025, 07:11
E.d
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti&n...
Aktualitet
27 Dhjetor 2025, 21:05
E. D
VLORË- Qyteti turistik i Vlorës nuk ka ujë pikërisht në këto ditë festash. Prej 48 orësh, qyteti bregdetar i Vlorë...
Aktualitet
27 Dhjetor 2025, 20:43
Elton Qyno
Në një postim në profilin e tij në “Facebook” në fillim të vitit 2023 biznesmeni Ermal Beqiri, që tashmë &...
Aktualitet
27 Dhjetor 2025, 17:43
E. D
pamje nga aksidenti
POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur mrëmjen e sotme në aksin Qafë Plloçë-Pogradec. Bëhet me ...
Aktualitet
27 Dhjetor 2025, 16:00
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- “Serbofob”, “persekutim i serbëve”, “kriminelët shqiptarë” e të tjera,...
Aktualitet
27 Dhjetor 2025, 15:50
D.S
Foto nga vendngjarja
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zjarrin e rënë këtë të shtunë në nj&...
Aktualitet
27 Dhjetor 2025, 15:49
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një 17-vjeçar i cili po argëtohej me miqtë e tij në një lokal në Mataraga të Agrinjos...