Politike

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Voton kryetari i KQZ: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Ai gjithashtu ka thënë se pa përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë.

28 Dhjetor 2025, 08:16 Nga E. D
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Voton kryetari i KQZ:
Kreshnik Radoniçi

KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi ka ushtruar të drejtën e votës dhe më pas u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë. Duke folur para gazetarëve, Radoniçi ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe gjithçka është gati sa i përket KQZ-së.

Ai gjithashtu ka thënë se pa përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë.

“Dje e kemi pas procesin e votimit në diasporë dhe gjithçka ka shkuar qetë sipas njoftimeve. Uroj që të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë për të gjithë dhe procesi të mos ketë asnjë problem”, deklaroi Kreshnik Radoniçi./Dosja.al

kreshnik radoniçi zgjedhjet ne kosove 28 dhjetor 2025

Sondazh

Poll