Politike

Zgjedhjet e parakohshme/ Nisin votimet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha përgatitjet teknike dhe administrative janë përmbyllur me sukses një ditë para ditës së votimit, duke garantuar mbarëvajtjen e procesit.

28 Dhjetor 2025, 07:32 Nga E. D

Zgjedhjet e parakohshme/ Nisin votimet në Kosovë

KOSOVË- Qendrat e votimit në të gjitha komunat e Kosovës janë hapur sot në orën 07:00, duke shënuar fillimin e procesit zgjedhor. Qytetarët do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës gjatë gjithë ditës. Sipas të dhënave zyrtare, në këto zgjedhje janë të regjistruar për të votuar gjithsej 1 milion e 999 mijë e 24 qytetarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha përgatitjet teknike dhe administrative janë përmbyllur me sukses një ditë para ditës së votimit, duke garantuar mbarëvajtjen e procesit.

Përveç vendvotimeve të rregullta, në çdo komunë është caktuar edhe nga një qendër për votim me kusht. Procesi zgjedhor po zhvillohet në 910 qendra votimi, të shpërndara në 2,557 vendvotime në gjithë vendin.

Gara për postin e kryeministrit përfshin Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikun nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si dhe Ramush Haradinajn./Dosja.al

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll