Politike

VIDEOLAJM/ Ndalesë në turin e Foltores! Berisha feston me demokratët e Elbasanit, deputetët dhe mbështetësit ia marrin valles

Siç shihet edhe në pamje, deputeti Blendi Himçi dhe simpatizantë demokratë ia kanë marrë valles me këngën e Fatmira Breçanit dedikuar për kryedemokratin. Ndërkohë Lideri i opozitës, shihet teksa qëndron i ulur dhe i buzëqeshur për atmosferën e krijuar.

27 Dhjetor 2025, 21:54 Nga E. D
VIDEOLAJM/ Ndalesë në turin e Foltores! Berisha feston me
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me deputetët dhe mbështetësit demokratë janë shfaqur duke festuar në qytetin e Elbasanit. Siç shihet edhe në pamje, deputeti Blendi Himçi dhe simpatizantë demokratë ia kanë marrë valles me këngën e Fatmira Breçanit dedikuar për kryedemokratin. Ndërkohë Lideri i opozitës, shihet teksa qëndron i ulur dhe i buzëqeshur për atmosferën e krijuar.

Kryedemokrati ishte pasditen e sotme në Korçë, ku mbajti takimin me demokratët në kuadër të turit të tij të Foltores. Gjatë kësa ‘Foltore’, Berisha u ndal te rrugëtimi i opozitës shqiptare, përballja me përpjekjet për izolimin e saj dhe akuzat ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe vuri në dukje se shqetësimet për korrupsionin, kapjen e institucioneve dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar tashmë nuk janë vetëm çështje të brendshme, por kanë ndezur ‘sirenat e alarmit’ edhe në Uashington./Dosja.al

partia demokratike sali berisha elbasan

Sondazh

Poll