Politike

"Jo gjithmonë duhet t’i thurim lavde vetes"/ Qytetari- Berishës: Kemi problemet tona, edhe jemi shitur! Kreu i PD-së e pranon: Kanë shkelmuar besimin qytetar, do veçohen

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se analiza do të bëhet dhe se ata që kanë shkelmuar besimin e qytetarëve do të veçohen, pasi kanë kaluar vijat e kuqe.

27 Dhjetor 2025, 21:23 Nga DOSJA
"Jo gjithmonë duhet t’i thurim lavde vetes"/ Qytetari-
Qytetari, Sali Berisha

KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me demokratët e Korçës. Gjatë këtij takimi, një nga qytetarët e pranishëm ngriti disa shqetësime. Ai theksoi se PD ka edhe problemet e saj dhe se brenda partisë ka pasur “shitje” dhe kërkoi që në analizën e brendshme të përmenden edhe emra. Në fund, qytetari shprehi rrespekt për Berishën dhe nënvizoi se kjo ishte veç një këshillë. 

“Jo gjithmonë duhet t’i thurim lavde vetes, duhet t’i themi ato që kemi. Jo çdo gjë duhet ta kërkojmë te kundërshtari, kemi edhe problemet tona. Edhe jemi shitur ne. Mbase në analiza do t’i themi edhe me emra. Kjo ishte një këshillë, unë kam respekt për ju”, deklaroi qytetari.

Ndërokë Lideri i opozitës, pranoi se ka ndodhur që persona brenda partisë kanë vendosur interesat e tyre para idealeve të opozitës dhe kjo ka ndodhur gjatë zgjedhjeve të fundit. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se analiza do të bëhet dhe se ata që kanë shkelmuar besimin e qytetarëve do të veçohen, pasi kanë kaluar vijat e kuqe.

“Kjo parti nuk na ka borxh ne, ne I kemi borxh kësaj. Janë ndodhin që vendosin interesin e tyre mbi idealet për të cilat ne luftojmë. Dhe ajo që thatë, ka ndodhur në zgjedhje. Nuk është se nuk ka ndodhur dhe ne analizën do e bëjmë dhe ata që kanë shkelmuar besimin e qytetarëve pa diskutim që do veçohen, kanë tejkaluar vijat e kuqe. I kemi ca, ne jemi demokratë, ja themi njëri tjetrit të gjitha gjërat, por ama nëse unë në betejë bëj punën e atij tjetrit, jo, do shkosh te ai tjetri dhe ne nuk humbasim gjë nga kjo”, deklaroi Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll