Aktualitet

Nisin reshjet e shiut, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

14 Shkurt 2020, 07:02 Nga DOSJA
Nisin reshjet e shiut, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

TIRANË–  Ditën e sotme moti në të gjithë territorin shqiptar do të ‘pushtohet’ nga vranësirat.  Sipas meteoalb sot do të ketë kthjellime dhe vranësira ku kryesisht do të  ketë reshje të  pakta shiu në  qendër dhe në jug të vendit.

Gjatë pasdites do të shihen përmirësime në të gjithë territorin  e vendit, por në  mbrëmje do të rikthehen sërish  reshjet e shiut në pjesën  më të  madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënje të lehtë në mëngjes por mesidita do të ruajë  vlera termike, thuajse konstante. Temperaturat do të luhaten nga -1 gradë celsius deri në 14 gradë celsius.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kujtojmë që dje tempraturat ishin mesatare dhe  rrezet e diellit të forta, sikur të mos ishim në dimër, por ashtu siç u njoftua edhe nga SHMU, se dielli i fortë për shumë orë që u pa dje do të sjellë reshje ditën e sotme.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti 14 shkurt 2020 moti moti 14 shkurt 2020

Sondazh

Poll