Aktualitet

Aksidenti tragjik në aksin Levan–Tepelenë/ Dalin pamjet nga vendngjarja ku humbi jetën i mituri (EMRI- FOTOT)

Vikima është Oktavio Merdanaj, 16 vjeç dhe siç shihet edhe në pamje, dy makinat janë shkatërruar plotësit nga goditja e fortë. 

25 Dhjetor 2025, 20:18 Nga E.d
Aksidenti tragjik në aksin Levan–Tepelenë/ Dalin pamjet nga
Foto ilustruese

FIER- Pamjet nga aksidenti tragjik, ku humbi jetën 16-vjeçari janë publikuar. Vikima është Oktavio Merdanaj, 16 vjeç dhe siç shihet edhe në pamje, dy makinat janë shkatërruar plotësit nga goditja e fortë. Në aksident u përfshinë, dy automjete tip Benz dhe Peugeot.

Siç sqaroi edhe policia, viktima po dilte në autostradë nga Cakrani, në momentin kur është përplasur me automjetin tjetër. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar drejt ambienteve të komisariatit. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit fatal.

Njoftim i policisë

Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Dosja.al

aksident levan–tepelenë oktavio merdanaj

Sondazh

Poll