Aktualitet

FOTOLAJM/ Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, duke u përplasur me njëra tjetrën pranë fshatit Derven, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

25 Dhjetor 2025, 22:09 Nga E. D
FOTOLAJM/ Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat
pamje nga aksidenti

THUMANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Thumanë- Fushë Krujë. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, duke u përplasur me njëra tjetrën pranë fshatit Derven, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit është bërë prakalimi i gabuar i njërës prej makinave. Ndërkohë grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./Dosja.al

aksident në aksin thumanë- fushë krujë

Sondazh

Poll