Aktualitet

Aksident TRAGJIK në aksin Levan–Tepelenë/ Përplasen dy makina, humb jetën i riu

Mësohet se dy automjete tip “ Benz” dhe “ Peugeot” janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje 20-vjeçari me iniciale O.M.

25 Dhjetor 2025, 20:04 Nga E.d
Aksident TRAGJIK në aksin Levan–Tepelenë/ Përplasen dy
Foto ilustruse

FIER- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, konkretish në kryqëzimin e Cakranit. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojën e goditjes së fortë, ka humbur jetën një i ri, i cili ishte dhe drejtuesi i njërit prej automjeteve.

Ndërsa drejtuesi tjetër ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar drejt ambienteve të komisariatit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit fatal./Dosja.al

aksident levan-tepelenë viktima

Sondazh

Poll