Charter-i nuk është falas/ Gazetari Isa Myzyraj ngre pikëpyetje: Dhurata e Erdogan për Ramën, faturë 1 miliard euroshe për shqiptarët
Sipas Myzyraj, referuar një dokumenti zyrtar të publikuar në Fletoren Zyrtare të Turqisë, marrëveshja përfshin klauzola të qarta që ngarkojnë Shqipërinë me përgjegjësi financiare. Pra, neni 14 i dokumentit parashikon ‘sigurimin’ e avionit, duke detyruar palën shqiptare të mbajë një sigurim ndërkombëtar me mbulim minimal prej 1 miliard dollarësh amerikanë.
TIRANË- Gazetari Isa Myzyraj ka bërë një reagim, pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i dhuroi Edi Ramës një avion me vlerë 11.9 milionë dollarë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Myzyraj ka ngritur pikëpyetje mbi marrëveshjen për avionin presidencial. Gazetari thekson se avioni nuk i është dhuruar Shqipërisë pa detyrime konkrete financiare.
Sipas Myzyraj, referuar një dokumenti zyrtar të publikuar në Fletoren Zyrtare të Turqisë, marrëveshja përfshin klauzola të qarta që ngarkojnë Shqipërinë me përgjegjësi financiare. Pra, neni 14 i dokumentit parashikon ‘sigurimin’ e avionit, duke detyruar palën shqiptare të mbajë një sigurim ndërkombëtar me mbulim minimal prej 1 miliard dollarësh amerikanë. Në fund, gazetari nënvizon se kjo nuk është vlerë simbolike, por një sigurim i tillë përkthehet në prime shumë të larta vjetore, që paguhen nga buxheti publik.
Reagimi i plotë:
Erdogan i ka bërë një dhuratë Ramës për fundvit, jo Turqia-Shqipërisë. Dhe nuk është falas, siç thonë shumica! Sipas dokumentit të botuar në fletoren zyrtare turke, neni 14 flet për ‘Sigurimin’ e avionit.
Shteti shqiptar detyrohet të mbajë sigurim ndërkombëtar me mbulim minimal 1 miliard dollarë amerikanë, një nga klauzolat më të rënda financiare të dokumentit. Kjo nuk është vlerë simbolike: një sigurim i tillë përkthehet në prime shumë të larta vjetore, që paguhen nga buxheti publik./Dosja.al
Sondazh
Erdogan i dhuroi Shqipërisë një avion/ Gazeta turke: Nuk kemi aeroplanë për zjarret, por bëjmë shfaqje politike
foto ilustruese TIRANË- Gazeta turke, Haber Hürriyeti ka shkruar një artikull, pasi Presidenti Rexhep Taip Erdogan vendosi t'i dhurojë ...
Ambasadori francez: Në Kosovë duhet një qeveri me të cilën ne mund të bashkëpunojmë
Olivier Guerot KOSOVË- Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri me kompete...
RAPORTI i Avokatit të Popullit: Veliajt iu shkelën të drejtat! Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve
Erion Veliaj TIRANË- Avokati i Popullit ka publikuar një raport në lidhje me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndaj&nbs...
Kosova voton për herë të dytë këtë vit/ Ekspertja gjermane për Ballkanin kërkon dialog mes partive: Kosova ka humbur shumë nga reputacioni i saj ndërkombëtar
Frauke Seebass DW: Për herë të dytë brenda një viti kemi zgjedhje të reja në Kosovë. Mendoni, se këto vot...
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale! Sot fituan lirinë...
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e 5 protestueve që morë...
"Me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët", Albin Kurti mbështet fëmijët dhe pensionistët me 100 euro një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria do të vazhdojë edhe këtë vit traditën e ...
Ministrja Sala: Hapa konkretë për Onkologjikun! Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne
Evis Sala TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala deklaroi sot se janë ndërmarrë ha...
"‘Onkologjiku’ na uli kokat të gjithëve", Rama vizitë në QSUT: Askush nuk i përmend 95 mijë operacionet në vit si lajm të mirë
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të enjte Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku...
"E mira nuk bën lajm e keqja bën lajm"/ Rama takim me mjekët në QSUT: Shumica e pacientëve që kanë marrë shërbim janë të kënaqur
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takim me mjekët e QSUT-së, përmendi rastet e skandalit në spitalin e Onkologjiku...
"Shërbim shëndetëstor me AI", Rama: Do rrisim pagat për mjekët dhe infermierët
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e mjekëve dhe infermierëve, duke e cilësuar mjekësinë si një n...

