"‘Onkologjiku’ na uli kokat të gjithëve", Rama vizitë në QSUT: Askush nuk i përmend 95 mijë operacionet në vit si lajm të mirë
Gjatë vizitës, Rama u ndal edhe te skandali i publikuar një vit më parë në departamentin e Onkologjikut, duke e cilësuar atë si një njollë të rëndë që, sipas tij, u pagua nga të gjithë sistemi shëndetësor dhe shoqëria.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të enjte Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ka takuar fëmijët që do të kalojnë festat e fundvitit në spital, pacientët e shërbimit të Onkologjikut, si dhe personelin mjekësor dhe ndihmës.
Gjatë vizitës, Rama u ndal edhe te skandali i publikuar një vit më parë në departamentin e Onkologjikut, duke e cilësuar atë si një njollë të rëndë që, sipas tij, u pagua nga të gjithë sistemi shëndetësor dhe shoqëria. Ai theksoi se, ndonëse raste të tilla kanë ndikim të madh publik, ato nuk përfaqësojnë punën e përditshme të mijëra profesionistëve të shëndetit.
Kryeministri vuri në dukje se sistemi shëndetësor realizon çdo vit rreth 95 mijë ndërhyrje në trupin e njeriut, përfshirë dhjetëra mijëra operacione dhe ndërhyrje mikrokirurgjikale të suksesshme, por këto, sipas tij, rrallëherë marrin vëmendje publike. Në të kundërt, sipas tij, një operacion i dështuar apo një ngjarje tragjike kthehet menjëherë në lajm dhe shkakton reagime të forta.
“Është sakrifica dhe përkushtimi i të gjithë mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të Urgjencës Kombëtare, si dhe i gjithë stafit mbështetës, që punojnë çdo orë dhe çdo ditë të vitit pa pushim, duke shpëtuar jetë dhe duke shëruar njerëz të sëmurë. E mira nuk bën lajm, e keqja po. Natyrisht, rreth 60 mijë operacione të suksesshme që kryen shërbimi ynë shëndetësor çdo vit dhe mbi 35 mijë ndërhyrje mikrokirurgjikale, të cilat janë të suksesshme, nuk bëhen lajm, sepse nuk janë lajme të këqija.
Mjafton një operacion i dështuar, mjafton një tragjedi, për ta kthyer në të kundërt perceptimin për të gjithë trupën e mjekëve dhe për gjithë shërbimin tonë kombëtar shëndetësor. Kur ndodh që brenda këtij shërbimi identifikohen individë apo veprimtari që njollosin bluzën e bardhë, kostoja e reputacionit është shumë e lartë dhe e paguajnë të gjithë.
Në fund të ditës, si ata që e dinë çfarë do të thotë të shërbesh, ashtu edhe ata që marrin shërbim, e dinë se pjesa pozitive është ajo që dominon. Para se të vinim këtu, kujtuam Onkologjikun, që, siç e dini, u bë shkas në një moment të caktuar për të ulur kokën të gjithë përballë fakteve që nuk nderojnë askënd. Megjithatë, takuam disa pacientë që ishin shumë të kënaqur me shërbimin dhe ishin të sinqertë në fjalët e tyre.
I thoja drejtoreshës dhe ministres se opinioni ushqehet me një negativitet të madh për shërbimin shëndetësor nga ata që nuk kanë marrë shërbim në spital. Pjesa dërrmuese e atyre që kanë marrë shërbim, i kujtojnë mjekët për mirë”, tha Rama./ Dosja.al
Sondazh
"E mira nuk bën lajm e keqja bën lajm"/ Rama takim me mjekët në QSUT: Shumica e pacientëve që kanë marrë shërbim janë të kënaqur
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takim me mjekët e QSUT-së, përmendi rastet e skandalit në spitalin e Onkologjiku...
"Shërbim shëndetëstor me AI", Rama: Do rrisim pagat për mjekët dhe infermierët
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e mjekëve dhe infermierëve, duke e cilësuar mjekësinë si një n...
“Si ju duket shërbimi”/ Rama batuta me pacientët te Onkologjiku: Ti je nga Fieri, je socialiste
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, vizituan sot Qendrën Spitalore Universitare “Në...
"Mjafton një tragjedi për tu kthyer..."/ Rama në spitalin e Onkologjikut: Të vlerësohet sakrifica e bluzave të bardha
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, ku vlers...
Përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ DW: A ka shpresa për zgjidhjen e ngërçit politik
foto ilustruese TIRANË- Fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit është...
Viti i humbur legjislativ! Si paraliza politike e 2025 e la Kosovën pa ligje dhe reforma
Foto ilustruese E enjtja e 5 dhjetorit 2024 solli seancën e fundit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës....
Kurti për AFP: Normalizimi me Serbinë është i domosdoshëm, por shumë i vështirë pa njohje dhe drejtësi
Albin Kurti Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” marrëdhëniet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosov...
Ministri Salla: Mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6.4 miliardë lekë
Foto ilustruese TIRANA- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri t...
“Rrezikoni përjashtimin nga Traktati për energjinë”/ MIE: Sajim për dezinformim keqdashës
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar lidhur me dezinformimin dhe lajme të pavërteta ...
KËRKESA/ PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 26 dhjetor
TIRANË- Gjysma e anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i janë drejtuar zyrtarisht Kryetarit t&eum...
