Politike

"Me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët", Albin Kurti mbështet fëmijët dhe pensionistët me 100 euro një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Lajmi u bë i ditur nga vetë Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga mosmiratimi i buxhetit nga opozita, ekzekutivi ka arritur të sigurojë fondet e nevojshme për këtë ndihmë.

24 Dhjetor 2025, 20:55 Nga M.L
"Me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët", Albin Kurti
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria do të vazhdojë edhe këtë vit traditën e mbështetjes financiare për fëmijët dhe pensionistët, duke ndarë nga 100 euro shtesë për fundvit për secilin përfitues. Lajmi u bë i ditur nga vetë Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga mosmiratimi i buxhetit nga opozita, ekzekutivi ka arritur të sigurojë fondet e nevojshme për këtë ndihmë.

Sipas tij, pagesat do të procedohen para natës së Vitit të Ri, në mënyrë që fëmijët dhe pensionistët ta përfitojnë mbështetjen në kohë për festat.

Kurti e lidhi këtë vendim edhe me klimën politike në vend, duke deklaruar se pas datës 28 dhjetor do të festohet fitorja, ndërsa më 29 dhjetor, sipas tij, do të vijë gëzimi për të gjithë përfituesit e shtesave.

Postimi i plotë:

Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët. Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët. Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri. Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!

albin kurti zgjedhjet e 28 dhjetorit kosovë

Sondazh

Poll