Erdogan i dhuroi Shqipërisë një avion/ Gazeta turke: Nuk kemi aeroplanë për zjarret, por bëjmë shfaqje politike
Haber Hürriyeti nënvizon se sipas çmimeve të vitit 2025, avionët më të përdorur për shuarjen e zjarreve, Canadair CL-215, shiten rreth 5,5 milionë dollarë secili, por në tregun e dorës së dytë mund të gjenden edhe më lirë dhe teorikisht, mund të bliheshin edhe tre avionë të tillë.
TIRANË- Gazeta turke, Haber Hürriyeti ka shkruar një artikull, pasi Presidenti Rexhep Taip Erdogan vendosi t'i dhurojë Kryeministrit Edi Rama një avion. Në artikull, Haber Hürriyeti shkruan se Turqia nuk ka aeroplanë për zjarret, por kjo që po bëhet është një shfaqje politike.
Gazeta turke shkruan se teksa Turkish Airlines do t’i dhurojë Shqipërisë një avion të modelit Airbus A319, me vlerë tregu rreth 11,9 milionë dollarë, prioritetet e Turqisë janë përcaktuar ndryshe, duke theksuar se me 12 milionë dollarë mund të bliheshin të paktën dy avionë zjarrfikës me kapacitet mesatar.
Haber Hürriyeti nënvizon se sipas çmimeve të vitit 2025, avionët më të përdorur për shuarjen e zjarreve, Canadair CL-215, shiten rreth 5,5 milionë dollarë secili, por në tregun e dorës së dytë mund të gjenden edhe më lirë dhe teorikisht, mund të bliheshin edhe tre avionë të tillë.
Artikulli i Haber Hürriyeti
Turkish Airlines do t’i dhurojë Shqipërisë një avion në kuadër të një marrëveshjeje ” të nënshkruar mes Turqisë dhe Shqipërisë. Marrëveshja mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.
Sipas nenit 1 të marrëveshjes, Turkish Airlines do t’i dhurojë Shqipërisë një avion të modelit Airbus A319, me vlerë tregu rreth 11,9 milionë dollarë. Ndërkohë thuhet se prioritetet e Turqisë janë përcaktuar ndryshe, duke theksuar se me 12 milionë dollarë mund të bliheshin të paktën dy avionë zjarrfikës me kapacitet mesatar.
Sipas çmimeve të vitit 2025, avionët më të përdorur për shuarjen e zjarreve, Canadair CL-215, shiten rreth 5,5 milionë dollarë secili. Në tregun e dorës së dytë mund të gjenden edhe më lirë. Pra, teorikisht, mund të bliheshin edhe tre avionë të tillë.
Këta avionë kanë një kapacitet prej rreth 5.450 litrash ujë dhe preferohen për zjarret pyjore për shkak se janë praktikë dhe kanë aftësi për të kryer shumë fluturime në një kohë të shkurtër. Çmimi i avionëve zjarrfikës, në varësi të kapacitetit, mund të arrijë deri në 36 milionë dollarë.
Ndërkohë, vihet në dukje se disa vende kanë shndërruar edhe avionë Boeing 747 në avionë për shuarjen e zjarreve. Prandaj kjo nxit pretendimin se Airbus-i i dhuruar mund të konvertohet lehtësisht në avion zjarrfikës. Një avion i tillë mund të ketë një kapacitet prej rreth 70.000 litrash ujë dhe të luajë një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër zjarreve. Ndërsa në këtë këndvështrim, avioni i dhuruar do të kishte kapacitet të barabartë me të paktën 10–12 avionë zjarrfikës më të vegjël./Dosja.al
Sondazh
Ambasadori francez: Në Kosovë duhet një qeveri me të cilën ne mund të bashkëpunojmë
Olivier Guerot KOSOVË- Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri me kompete...
RAPORTI i Avokatit të Popullit: Veliajt iu shkelën të drejtat! Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve
Erion Veliaj TIRANË- Avokati i Popullit ka publikuar një raport në lidhje me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndaj&nbs...
Kosova voton për herë të dytë këtë vit/ Ekspertja gjermane për Ballkanin kërkon dialog mes partive: Kosova ka humbur shumë nga reputacioni i saj ndërkombëtar
Frauke Seebass DW: Për herë të dytë brenda një viti kemi zgjedhje të reja në Kosovë. Mendoni, se këto vot...
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale! Sot fituan lirinë...
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e 5 protestueve që morë...
"Me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët", Albin Kurti mbështet fëmijët dhe pensionistët me 100 euro një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria do të vazhdojë edhe këtë vit traditën e ...
Ministrja Sala: Hapa konkretë për Onkologjikun! Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne
Evis Sala TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala deklaroi sot se janë ndërmarrë ha...
"‘Onkologjiku’ na uli kokat të gjithëve", Rama vizitë në QSUT: Askush nuk i përmend 95 mijë operacionet në vit si lajm të mirë
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të enjte Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku...
"E mira nuk bën lajm e keqja bën lajm"/ Rama takim me mjekët në QSUT: Shumica e pacientëve që kanë marrë shërbim janë të kënaqur
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takim me mjekët e QSUT-së, përmendi rastet e skandalit në spitalin e Onkologjiku...
"Shërbim shëndetëstor me AI", Rama: Do rrisim pagat për mjekët dhe infermierët
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e mjekëve dhe infermierëve, duke e cilësuar mjekësinë si një n...
“Si ju duket shërbimi”/ Rama batuta me pacientët te Onkologjiku: Ti je nga Fieri, je socialiste
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, vizituan sot Qendrën Spitalore Universitare “Në...
