Politike

Ambasadori francez: Në Kosovë duhet një qeveri me të cilën ne mund të bashkëpunojmë

Duke folur për krizën politike dhe mosformimin e institucioneve, Guerot ka shtuar se një vit pa një qeveri me mandat të plotë ka qenë i vështirë për Kosovën.

25 Dhjetor 2025, 18:37 Nga DOSJA
Ambasadori francez: Në Kosovë duhet një qeveri me të
Olivier Guerot

KOSOVË- Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri me kompetenca të plota pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ambasadori theksoi se ndërkombëtarëve iu duhet një partner në Kosovë për të punuar për Planin e Rritjes së BE-së, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për zhvillimin e Kosovës. Duke folur për krizën politike dhe mosformimin e institucioneve, Guerot ka shtuar se një vit pa një qeveri me mandat të plotë ka qenë i vështirë për Kosovën.

“Mesazhi është se na duhet një partner. Ne së bashku jemi mbështetësit tuaj të huaj, miqtë tuaj të huaj. Na duhet një qeveri, një qeveri e plotë, me të cilën do të mund të punonim për Planin e Rritjes, natyrisht, por edhe për shumë çështje të tjera, qoftë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por edhe për zhvillimin e Kosovës, legjislacionin e Kosovës.

Ky vit pa një qeveri të plotë ka qenë pak i vështirë, duhet ta them. Jo se nuk kemi qenë në gjendje të punonim, siç thashë, në projektin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza. Ne kemi mundur të punojmë në nivel teknik. Kishte edhe iniciativa të tjera që mund t’i bënim në nivel teknik, por Kosova është një demokraci. Si demokraci, është nevoja për një qeveri të përgjegjshme para parlamentit”, deklaroi Olivier Guerot./Dosja.al

olivier guerot

Sondazh

Poll