Politike

 "E mira nuk bën lajm e keqja bën lajm"/ Rama takim me mjekët në QSUT: Shumica e pacientëve që kanë marrë shërbim janë të kënaqur

Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh se, mjafton një operacion i dështuar për tu kthyer në të kundër për të gjithë trupën e mjekëve.

24 Dhjetor 2025, 16:25 Nga E. D
 "E mira nuk bën lajm e keqja bën lajm"/ Rama takim me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takim me mjekët e QSUT-së, përmendi rastet e skandalit në spitalin e Onkologjikut, ku theksoi se ky rast i bën që ai dhe mjekët të ulnin kokën. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se e mira nuk bën lajm dhe e keqja bën lajm dhe shtoi se shumica e pacientëve që kanë marrë shërbim janë të kënaqur.  Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh se, mjafton një operacion i dështuar për tu kthyer në të kundër për të gjithë trupën e mjekëve.

"E mira nuk bën lajm e keqja bën lajm. Është rregull kudo. Natyrisht që rreth 60 mijë operacionet e suksesshme që bën shpjegimi unë në vit dhe 35 mijë ndërhyrje kirurgjikale. Mjafton një operacion i dështuar për tu kthyer në të kundër për të gjithë trupën e mjekëve. Për të gjithë shërbimin tonë kombëtar shëndetësor. Dhe patjetër kur ndodh që brenda këtij shërbimi identifikohen individë apo veprimtari që e njollosin bluzën e bardhë sigurisht kostoja e reputacionit është shumë e lartë.

E pamerituar për të tjerët, janë të gjithë që e paguajnë. Në fund të ditës për të gjithë ata që e dinë se çdo të thotë në sistemin shëndetësor pjesa pozitive është ajo që dominon. Onkologjiku u bë shkas për të ulur kokën të gjithë së bashku për fakte që nuk nderojnë askënd, takuam disa pacientë që ishin shumë të kënaqur me shërbimin.

Dhe unë po i thosha drejtores dhe ministres që opinioni ushqehet me negativitet të madh për shërbimin shëndetësor nga ata që nuk kanë marrë ndonjëherë shërbim në spital. Pjesa dërrmuese e atyre që kanë marrë shërbim e kujtojnë për mirë. Jo për keq. Keni pacientë që kanë kaluar në kujdesin tuaj dhe ju janë mirënjohës. Puna juaj dhe e jona është që të vazhdojmë të adresojmë problemet dhe të ngremë nivelin se e mira nuk ka fund," tha Rama./Dosja.al

edi rama qsut tamimi me mjeket

Sondazh

Poll