Politike

“Si ju duket shërbimi”/ Rama batuta me pacientët te Onkologjiku: Ti je nga Fieri, je socialiste

Gjatë vizitës Kryeministri shkëmbeu edhe disa batuta me një nga pacientët, pasi e pyeti sesi i duket shërbimi dhe përgjigja që mori ishte shumë mirë. Më pas, Rama iu përgjigj me batutë se ‘nuk i beson’ sepse ajo është socialiste dhe përgjigjja e saj do të ishte pozitive.

24 Dhjetor 2025, 16:18 Nga E. D

“Si ju duket shërbimi”/ Rama batuta me pacientët te

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, vizituan sot Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas vizitës në Pediatrinë Infektive, Rama është ndalur edhe te Onkologjik, konkretisht te dhomat e pacientëve që po marrin shërbimin e kimioterapisë. 

“Mes fëmijëve që po kalojnë festat nën kujdesin mjekësor dhe në Shërbimin Onkologjik, ku po rriten kapacitetet e trajtimit, për ta mbyllur me një takim të fundvitit me mjekë, infermierë, ekipe të urgjencës mjekësore dhe specializantë”, tha Rama.

Gjatë vizitës Kryeministri shkëmbeu edhe disa batuta me një nga pacientët, pasi e pyeti sesi i duket shërbimi dhe përgjigja që mori ishte shumë mirë. Më pas, Rama iu përgjigj me batutë se ‘nuk i beson’ sepse ajo është socialiste dhe përgjigjja e saj do të ishte pozitive.

“Si ju duket shërbimi”, pyeti Rama njërën prej pacienteve.

“Shumë mirë”, iu përgjigj ajo, ndërsa i tregoi se ishte nga Fieri.

“Je patronazhiste ti, normal që mirë do të thuash”, tha Rama me batuta.

edi rama

Sondazh

Poll