Politike

"Mjafton një tragjedi për tu kthyer..."/ Rama në spitalin e Onkologjikut: Të vlerësohet sakrifica e bluzave të bardha

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri nënvizoi se një ngjarje e rëndë mjafton për të dëmtuar reputacionin e gjithë sistemit.

24 Dhjetor 2025, 16:14 Nga E. D
"Mjafton një tragjedi për tu kthyer..."/ Rama në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, ku vlersoi punën e mjekëve të infermierëve si edhe ekipeve të emergjencës. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri nënvizoi se një ngjarje e rëndë mjafton për të dëmtuar reputacionin e gjithë sistemit. Më tej, Rama kërkoi adresimin e problemeve dhe rritjen e standardeve, duke theksuar se opinioni publik ushqehet me dinjitet nga përvoja e qytetarëve që kanë marrë shërbim shëndetësor.

“Duhet të vlerësohet puna e mjekëve. Natyrisht që rreth 600 mijë operacione të suksesshme. Mjafton një tragjedi për t’u kthyer kundër të gjithë mjekëve. Sigurisht që kostoja e reputacionit është shumë e lartë. Në fund të ditës për të gjithë ata që e dinë se çdo të thotë të shërbesh në sistemin shëndetësor dhe çfarë do të thotë që të shërbesa. Ju e dini shumë mirë që onkologjiku u bë shkak që të ulnim kokën të gjithë.

Unë do i thoja drejtores dhe ministres që opinioni ushqehet me dinjitet nga ata që kanë marrë shërbim në spital. Të gjithë ata që e kanë marrë shërbim, e kujtojnë për mirë. Puna jonë dhe e juaja është që të adresojmë problemet dhe të ngremë nivelin. E mira nuk ka fund, ndërkohë që e keqja harrohet shpejt. Hapim dhe ndërtesën tjetër të parkingut që rregullon gjithë sistemin e parkimit të makinave”, tha Rama./Dosja.al

edi rama onkologjiku

Sondazh

Poll