Bota

Po përgatisnin sulme terroriste për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi

Siç njoftoi Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit, policia mori informacion se anëtarë të Shtetit Islamik po planifikonin sulme në Turqi, kryesisht kundër jomuslimanëve, gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

25 Dhjetor 2025, 10:11 Nga M.L
Po përgatisnin sulme terroriste për Krishtlindje dhe Vitin e Ri,
Foto ilustruese

TURQI- Autoritetet në Turqinë fqinje kanë arrestuar 115 persona të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik, të cilët po planifikonin të kryenin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Turqi.

Siç njoftoi Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit, policia mori informacion se anëtarë të Shtetit Islamik po planifikonin sulme në Turqi, kryesisht kundër jomuslimanëve, gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në total, u kryen bastisje në 124 vende në Stamboll, duke rezultuar në arrestimin e 115 nga 137 personat e kërkuar. Sipas zyrës së prokurorit, gjatë operacionit u sekuestruan disa pistoleta dhe municione.

sulme terroriste krishtlindje arrestohen anetaret e shtetit islamik turqi

Sondazh

Poll