Bota

TRAGJIKE në Brazil! Vogëlushja 2-vjeçare bie në lumë dhe sulmohet nga piranjat, peshqit grabitqarë i "marrin" jetën pranë banesës së saj

Sipas Daily Mail, Clara Vitória po ecte jashtë shtëpisë së saj pranë lumit kur përmes një vrime në një strukturë lundruese ra në ujë. Kur prindërit kuptuan se ajo kishte zhdukur, u hodhën menjëherë në lumë dhe pas pesë minutash gjetën vajzën pa ndjenja.

25 Dhjetor 2025, 08:18 Nga M.L

 

TRAGJIKE në Brazil! Vogëlushja 2-vjeçare bie në lumë
Clara Vitória

 

BRAZIL- Një vajzë e vogël 2-vjeçare në Brazil ka humbur jetën në një ngjarje tragjike pasi ra në një lumë dhe u sulmua nga piranjat. Ngjarja ndodhi në qytetin Coari, në shtetin Amazonas, pranë shtëpisë së familjes së saj.

Sipas Daily Mail, Clara Vitória po ecte jashtë shtëpisë së saj pranë lumit kur përmes një vrime në një strukturë lundruese ra në ujë. Kur prindërit kuptuan se ajo kishte zhdukur, u hodhën menjëherë në lumë dhe pas pesë minutash gjetën vajzën pa ndjenja.

Raportet e mediave tregojnë se shumica e plagëve ishin në qafën e vogëlushes. Trupi i saj u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat e tragjedisë./ Dosja.al

clara vitória coari brazil

Sondazh

Poll