Bota

Konfirmohet nga presidenca, Hashim Thaçi takohet me Grenell sot në darkë

13 Shkurt 2020, 16:53 Nga DOSJA
Konfirmohet nga presidenca, Hashim Thaçi takohet me Grenell sot në

GJERMANI- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë një takim sot me të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell. Takimi mes tyre do të zhvillohet në Gjermani, aty ku Thaçi ndodhet në një vizitë siç bën me dije Presidenca.

Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, sonte do të ketë një takim zyrtar me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. Në këtë takim, Presidenti Thaci dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut si dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellët me Serbinë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, shkruhet në njoftim.

Hashim Thaçi ka  udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut. Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Me ambasadorin Grenell në anën tjetër është bërë e ditur se do të takohet edhe Aleksandër Vuçiç, presidenti serb.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci richard grenell hashim thaci richard grenell

Sondazh

Poll