Bota

Nuk qëndroi në karantinë/ Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin e lartë pasi shkoi në tualet publik

13 Shkurt 2020, 14:44 Nga DOSJA
Nuk qëndroi në karantinë/ Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin e

KOREJA E VERIUT– Një zyrtar i lartë i tregtisë në Korenë e Veriut u ekzekutua nga autoritetet, pasi shkoi në një banjo publike në vend që të qëndronte në karantinë, pas vizitës që zhvilloi në Kinë.

Media koreanojugore “Dong-a Ilbo”, shkruan se zyrtari i lartë u arrestua dhe qëllua menjëherë, pasi sipas autoriteteve koreanoveriore rrezikoi të përhapte koronavirusin duke përdorur banjat termike.

Sipas raportimeve ai ishte vendosur në karantinë pas vizitës në Kinë, kjo pasi lideri Kim Jong Un ka vendosur masa të forta sigurie, pas përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1361  njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një në Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  60 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota korea e veriut korea e veriut

Sondazh

Poll