Bota

Një person nga Maqedonia e Veriut preket nga koronavirusi, ndodhej në kroçeren e bllokuar në brigjet e Japonisë

13 Shkurt 2020, 17:59 Nga DOSJA
Një person nga Maqedonia e Veriut preket nga koronavirusi, ndodhej në

MAQEDONIA E VERIUT- Koranavirusi ka mbërritur edhe në rajonin e Ballkanit, ndërsa rasti është konfirmuar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë njoftuar se njëri prej tre shtetasve të tyre që janë të bllokuar në kroçerën “Diamond Princess”, në portin e Jokohamës është prekur nga koronavirusi.

Mësohet se njoftimi është bërë nga Ministria e jashtme në bazë të informatave të marra nga organet kompetente në shtetin e Japonisë.

“Shtetasi jonë për momentin është nën kujdesin mjekësor të autoriteteve në Japoni. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me shtetasin në fjalë. Në ndërkohë ambasada komunikon edhe me dy shtetasit tjerë të cilët po ashtu gjenden në anijen turistike “Diamond Princess”, dhe të cilët deklarojnë se janë në gjendje të mire shëndetësore.” thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Deri më tani 44 persona në kroçeren “Dajmond princes”, e cila është ankoruar në afërsi të qytetit Jokohama, janë infektuar nga koronavirusi i ri.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1361  njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një në Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  60 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Ëhan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni anija e bllokuar ne japoni koronavirusi në kinë perhapja e koronavirusit anija e bllokuar ne japoni koronavirusi në kinë perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll