Bota

Macron letër Kurtit: Hiq taksën, bashkë me Merkel-in do ju ulim në tryezë me serbët

14 Shkurt 2020, 06:35 Nga DOSJA
Macron letër Kurtit: Hiq taksën, bashkë me Merkel-in do ju ulim

Kosovë-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda 24 orëve ka marrë ka marrë dy letra nga diplomatë të huaj të cilat i kërkojnë që të heqë tarifën e vënë nga paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë që t’i hapej rruga rifillimit të dialogut të ngecur me Serbin.

Letra e parë i ka ardhur nga  sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ku thuhet se pas një bllokade 15-muajshe, “është koha të arrihet normalizimi i plotë me Serbinë, i përqendruar mbi njohjen reciproke, e cila është esenciale për njohjen e plotë ndërkombëtare të Kosovës”. Pompeo po ashtu i ka shkruar Kurtit se “heqja e tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të ishte e rëndësishme për t’i kthyer palët në tryezën e negociatave”.

Pak orë më vonë i ka dërguar një letër Kurtit edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cila i është dërguar nëpërmjet Marine Christine Butel, ambasadores së Francës në Kosovës.

Presidenti francez i ka kërkuar Kurtit ta heqë taksën ndaj Serbisë, duke u shprehur i gatshëm të organizojë një samit Kosovë-Serbi, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Hapi i parë duhet të jetë rifillimi i dialogut, për të cilin jam i gatshëm të ndërmjetësoj, duke organizuar një samit në Paris, së shpejti, me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në bashkëpunim me kancelaren Merkel dhe përfaqësuesin e lartë të BE’së, Borrell.  Rifillimi i dialogut nënkupton veprime nga të dyja palët: pezullimin e tarifës prej 100 për qind nga Kosova, dhe pezullimin e fushatës kundër njohjeve të Kosovës nga Serbia”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Debate të shumta ka sjellë taksa ndaj mallrave serbe por ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar më herët se nuk do të hiqet ajo,  derisa Serbia të njohë si shtet Kosovën. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Albin Kurti.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti emmanuel macron albin kurti emmanuel macron

Sondazh

Poll