Përplasjet në “Kushtetuese”/ Basha takim me Komisionin e Venecias, kryedemokrati: Vendi është në kolaps, nëse Rama shi
14 Shkurt 2020, 07:48Nga DOSJA
Tiranë- Mëngjesin e sotëm kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias për procedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas takimit kreu i PD-së u shpreh se Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ai paralajmëroi qeverinë që nëse do të vijojë të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të oligarkëve kundër qytetarëve,atëherë opozita dhe qytetarët do të përballen me këtë grusht njerëzish.
Të pranishëm në takimin që u zhvillua në hotel“Rogner” ishin edhe anëtarë të tjerë të Opozitës së Bashkuar, si nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.
Një delegacion i Komisionit të Venecias, mbërriti dje në Tiranë pas kërkesës së Kuvendit dhe Presidentit që të gjykojë veprimet e institucioneve shqiptare për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky delegacion zhvilloi dje takime me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta dhe me Arta Vorpsin, e cila është “molla e sherrit” në përplasjen për Gjykatën Kushtetuese.
Dy ditë parë Kuvendi pas një seance të gjatë votoi ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Projektligji u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Sipas këtyre ndryshimeve, Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin. Në lidhje me këto ndryshime, Meta është shprehur se kjo është një “marrëzi anti-kushtetuese” dhe një përpjekje “për të dënuar me vdekje kredibilitetin e Reformës në Drejtësi.”
Si erdhi ngërçi në Kushtetuese
Prej më shumë se një muaj Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca në emisionin “Open” në Top Channel, ka folur për herë të parë për aludimet për lidhje inti...
Tiranë- Eni Vasili ka zhvilluar një intervistë ekskluzive për Open në Top Channel me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, Soreca foli për ...
TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu foli për situatën e koronavirusit ku deklaroi se Shqipëria nuk është e mbrojtur. Në një lidhje të drejtpër...
Politike13 Shkurt 2020, 22:01
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folsur për marrëdhënien e tij me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-ministrin Saimir Tahiri. I ftuar në emisionin “O...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 ka akuzuar Ramën se ka kontakte dhe telefonata të drejtpë...
Politike13 Shkurt 2020, 21:40
TIRANË– Pas 7 vitesh në qeveri kryeministri Edi Rama thotë se në luftën kundër krimit nuk ka patur aleatë as prokurorët as gjykatësit.“Nuk ka qenë problemi...
Politike13 Shkurt 2020, 21:38
TIRANË– Historiani Neritan Ceka ka kujtuar kujtuar periudhën e vitit ’97 kur ai ishte ministër i Brendshëm. Teksa është i ftuar mbrëmjen e sotme në “360gra...
Politike13 Shkurt 2020, 21:35
TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama është shprehur se pasuria e tij nuk mund të hetohet për momentin sepse i bie sikur ai do hetojë veten. I ftuar në emisi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë ndodh me pronat e sekuestruara, që i përkasin ‘të fortëve’. I ftuar në emisonin “Opinion” Rama tha...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetaren Klodiana Lala. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama është pyetur nga gazetarja ...