Politike

13 Shkurt 2020, 22:01 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folsur për marrëdhënien e tij me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-ministrin Saimir Tahiri. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama foli për mënyrën se si janë menaxhuar akuzat e drejtuara ndaj anëtarëve të Partisë Socialiste. Kur u pyet për Tahirin, Ram tregoi se e ka përjashtuar dhe i ka thënë që të bëjë drejtësi vetë. Ndërsa për vangjush Dakon, i cili doli në përgjimet e dosjes “339”, tha që e ka mik. Madje shtoi se edhe nëburg po të shkonte Dako, sërish do të ishte miku i tij.

Pjesë nga biseda

Rama: Mua mos më gjykoni nëse dikush bën diçka në shkelje të ligjit. Më refuzoni kur unë shkel ligjin.

Fevziu: Ambasadori të tha mos i vendos në Bashki, ti i vure

Rama: Po nuk vendos gjë unë…këtu drejtori i tatimeve u dënua dhe qëndroi në detyrë deri në fund, sepse sipas paraardhësit tim, dëri në vendimin e prerë ai është i pafajshëm

Rakipllari: Saimir Tahiri…

Rama: Tahiri u kërkua të futej në burg 48 orë pasi një kazan në përgjime të letrave të prokurorisë italiane doli në gazetë. Çfarë bëra unë? Në burg? Jo atje s’do ta çoni por i thashë: Ti Sajmir, tashi do dalësh nga këtu, nuk je më pjesë e PS-së, nuk je më pjesë e selisë tonë. Avokat inga unë mos prit, shko dhe bëj drejtësi. Kush e ka bërë këtë në Shqipëri? asnjeri

Rakipllari: Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit është përfshirë në korrupsion

Rama: Ish

Rakipllari: E pshë në krahun tënd, është akoma…

Rama: Nuk është më, është ish…

Rakipllari: Ç’rëndësi ka, ai është i përfshirë në korrupsion të lartë. I ndalohet hyrja në SHBA dhe ti vazhdon të rrish me të….çfarë qëndrimi ke ti?

Rama: Ore, e do troç ti? Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Or ua…..më dëgjo. Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë prapë miku im. Me Dakon nuk ka bërë kurrë, as kam kërkuar as s’i kam kërkuar ndonjë shkelje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama saimir tahiri vangjush dako edi rama saimir tahiri vangjush dako

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2020, 21:40

TIRANË– Pas 7 vitesh në qeveri kryeministri Edi Rama thotë se në luftën kundër krimit nuk ka patur aleatë as prokurorët as gjykatësit.“Nuk ka qenë problemi...

Politike 13 Shkurt 2020, 21:38

TIRANË– Historiani Neritan Ceka ka kujtuar kujtuar periudhën e vitit ’97 kur ai ishte ministër i Brendshëm. Teksa është i ftuar mbrëmjen e sotme në “360gra...

Politike 13 Shkurt 2020, 21:35

TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama është shprehur se pasuria e tij nuk mund të hetohet për momentin sepse i bie sikur ai do hetojë veten. I ftuar në emisi...