Politike

”Rrumi ka bërë vota për PS në Shijak”, Paloka bën deklaratën e fortë: Nga Shkodra në Vlorë, Rama i telefonon vetë

13 Shkurt 2020, 22:01 Nga DOSJA
”Rrumi ka bërë vota për PS në Shijak”, Paloka

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 ka akuzuar Ramën se ka kontakte dhe telefonata të drejtpërdrejta me kriminelët nga Shkodra deri në Sarandë.

Paloka ka përmendur atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja duke thënë se personi me të cilin ai ndodhej në automjet, ”Rrumi i Shijakut” ose me emrin e tij të vërtetë Aleksandër Laho ka blerë vota për Ramën në zonën e tij.

Më tej ai shton se në kohën kur deputeti i PS Bashkim Fino kandidonte për President të Federatës Shqiptare të Futbollit në  2018 Rama ka telefonuar kriminelë në Shkodër.

”Kjo histori ka nisur që me atenatin ndaj atij prokurorit në Durrës. Dhe ka nisur Rrumi këtej dhe Rrumi andej.Por a e di ti që Rrumi i Shijakut ka qenë nga njerëzit kryesorë që i ka bërë votat aty. Janë dy dosje në prokurori që po shkojnë si top futbolli. Kur krimi të bën favor në zgjedhje të kërkon favorin në këmbim. Ky i merr në telefon vetë, një nga arsyet që nuk duhet të jetë .Ka telefonata nga Shkodra në Vlorë. Në Shkodër ka marrë telefon kriminelë për FSHF kur kandidonte Fino për kryetar. Madje ai që ka kontaktuar ka edhe dosjen.Të gjitha janë të lidhura. Nëse i fut bandat në zgjedhje atëhere ato të kërkojnë favor. ”– tha Paloka.

Marrë nga Ballkan web

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkim fino edi paloka edi rama rrumi i shijakut bashkim fino edi paloka edi rama rrumi i shijakut

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2020, 21:40

TIRANË– Pas 7 vitesh në qeveri kryeministri Edi Rama thotë se në luftën kundër krimit nuk ka patur aleatë as prokurorët as gjykatësit.“Nuk ka qenë problemi...

Politike 13 Shkurt 2020, 21:38

TIRANË– Historiani Neritan Ceka ka kujtuar kujtuar periudhën e vitit ’97 kur ai ishte ministër i Brendshëm. Teksa është i ftuar mbrëmjen e sotme në “360gra...

Politike 13 Shkurt 2020, 21:35

TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama është shprehur se pasuria e tij nuk mund të hetohet për momentin sepse i bie sikur ai do hetojë veten. I ftuar në emisi...