Politike

U përfol për videon kompromentuese me zv.ministren Romina Kuko, Soreca thyen heshtjen: Nuk i dhashë rëndësi…

14 Shkurt 2020, 06:48 Nga DOSJA
U përfol për videon kompromentuese me zv.ministren Romina Kuko, Soreca

Tiranë- Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca në emisionin “Open” në Top Channel,  ka folur për herë të parë për aludimet për lidhje intime me zv/ministren e Brendshme,  Romina Kuko. Ai deklaroi se gjithçka ishte një shpifje.

“Nuk reagova publikisht sepse nuk doja t’i jepja rëndësi lajmeve të rreme. Këto janë të këqija, shpifje. Ata që shpërndajnë lajme të rreme, pas disa kohe kjo sjellje e keqe u shkon kundër.”, u shpreh Soreca.

Në lidhje me akuzat për korrupsion, ai u përgjigj: “Më lejoni të them një gjë e nuk do të spekuloj. Nuk jam dakord me ata që akuzojnë kolegët me korrupsion. Një ambasador është institucion dhe përgjigjet që jepen, jepen në formë institucionale. Ne flasim në emër të institucionit, jo vetëm unë por çdo ambasador tjetër. Çdo gjë që bëjmë këtu monitorohet. Dua që kjo të jetë tejet e qartë. Pra ne monitorohemi.”, tha Soreca.

Për këtë,  foli pak ditë më parë edhe Romina Kuko, e cila  tha se ‘zërat’ lart e poshtë , janë goditje ‘nën brez’. Ai theksoi se këto gjëra dalin në momentin kur dikush nuk mund ta mundë kundërshtarin me argument.

Mediet opozitare spekuluan për një lidhje mes zv.ministres së Brendshme Romina Kuko dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Sipas këtyre medieve mësohet se prej kohësh materiali filmik ndodhet edhe në dorë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ndërkohë që zyra e shtypit në Presidencë, mohon të ketë folur ose të ketë një video të tillë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca romina kuko luigi soreca romina kuko

Sondazh

Poll

Politike 13 Shkurt 2020, 22:01

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folsur për marrëdhënien e tij me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-ministrin Saimir Tahiri. I ftuar në emisionin “O...

Politike 13 Shkurt 2020, 21:40

TIRANË– Pas 7 vitesh në qeveri kryeministri Edi Rama thotë se në luftën kundër krimit nuk ka patur aleatë as prokurorët as gjykatësit.“Nuk ka qenë problemi...

Politike 13 Shkurt 2020, 21:38

TIRANË– Historiani Neritan Ceka ka kujtuar kujtuar periudhën e vitit ’97 kur ai ishte ministër i Brendshëm. Teksa është i ftuar mbrëmjen e sotme në “360gra...

Politike 13 Shkurt 2020, 21:35

TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama është shprehur se pasuria e tij nuk mund të hetohet për momentin sepse i bie sikur ai do hetojë veten. I ftuar në emisi...