Politike

“Ky është sqarimi im!”/ Rama s’i përgjigjet Lalës për foton me Ardian Çapjan, gazetarja nuk ndalet: Jep sqarim! Fevz

13 Shkurt 2020, 21:04 Nga DOSJA
“Ky është sqarimi im!”/ Rama s’i përgjigjet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetaren Klodiana Lala. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama është pyetur nga gazetarja Klodiana Lala në lidhje me foton e publikuar nga Artan Hoxha ku kryeministri shihet krah Ardian Çapjas. Rama është shprehur se ai bën foto me këdo dhe se ka parë në jetë shumë ‘banjo’ ku është futur dhe njerëzit i kanë kërkuar të shkrepin foto bashkë.

“Unë bëj foto dhe me këdo. Shkoj ku dua unë,”- tha Rama në studio, ndërkohë që gazetarja Klodiana Lala këmbëngulte të merrte një shpjegim.

Pjesa nga biseda

Klodiana Lala: Zoti kryeministër duhet të jepni llogari. Jeni fotografuar me një person me rrezikshmëri të lartë. Duhet të jepni një shpejgim për opinionin publik.

Rama: Oooo, prapë kjo vazhdopjmë bisedën ne se kjo…

Lala: Duhe të më sqaroni

Rama: Ky është sqarimi im, të pëlqen apo jo.

Lala: Nuk keni argumente apo jo

Rama: Kjo qenka…

Fevziu: O klodiiiii, o klodiiii! Po lëre tani se nuk e ka personale me ty.

Rama: Po lëre se kjo…

Fevziu: O Klodiii, po mjaftt

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha blendi fevziu edi rama klodiana lala artan hoxha blendi fevziu edi rama klodiana lala

Sondazh

Poll