Aktualitet

FOTO/ Trafik i rënduar në Bradashesh në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, radha kilometrike prej më shumë se 4 kilometrash

Prej më shumë se dy orësh, autostrada vijon të jetë e bllokuar nga trafiku, duke krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash.

24 Dhjetor 2025, 18:30 Nga E. D
FOTO/ Trafik i rënduar në Bradashesh në dalje të
pamje nga trafiku

TIRANË- Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh është regjistruar këtë të mërkurë autostrada Tiranë–Elbasan. Prej më shumë se dy orësh, autostrada vijon të jetë e bllokuar nga trafiku, duke krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash.

Nërkohë, Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit për menaxhon situatën, ku trafiku aktualisht vijon. Gjithashtu një situatë e ngjashme trafiku është regjistruar edhe në autostradën Tiranë-Durrës si dhe në rrugët dytësore./Dosja.al

 

trafik kilometrik bradashesh autostrada tiranë-elbasan

Sondazh

Poll