Aktualitet

Ndodh në Gjirokastër! Gruaja e moshuar dhunon bashkëshortin, blutë e procedojnë penalisht

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, strukturat e Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë përfunduar veprimet e para procedurale dhe kanë referuar çështjen në Prokurori.

24 Dhjetor 2025, 15:45 Nga M.L
Ndodh në Gjirokastër! Gruaja e moshuar dhunon bashkëshortin,
Foto ilustruese

GJIROKASTËRNjë grua 62 vjeçe nga Gjirokastra është proceduar penalisht nga autoritetet, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, strukturat e Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë përfunduar veprimet e para procedurale dhe kanë referuar çështjen në Prokurori.

Në vijim, ka nisur procedimi penal ndaj shtetases K. Ç., me banim në qytetin e Gjirokastrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. Ç., 62 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll