Aktualitet

Mungonte kundëretiketa në gjuhën shqipe/ Bllokohen 5 ton ushqime! Drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

Bëhet me dije se kjo masë ka ardhur për mos pajisje me kundëretiketa në gjuhën shqipe.

24 Dhjetor 2025, 16:59 Nga E. D
Mungonte kundëretiketa në gjuhën shqipe/ Bllokohen 5 ton ushqime!
ushqimi i bllokuar

TIRANË- Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Tiranë ka bllokuar këtë të mërkurë pesë ton djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule. Bëhet me dije se kjo masë ka ardhur për mos pajisje me kundëretiketa në gjuhën shqipe. Po ashtu bëhet me dije se është penalizuar subjekti me masë administrative gjobë për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit dhe të gjurmueshmërisë.

Njoftimi i AKU-së:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut në zbatim të legjislacionit në fuqi, bën me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, Drejtoria Rajonale e AKU-së, Tiranë, ka konstatuar shkelje të kërkesave ligjore për etiketimin dhe gjurmueshmërinë në një subjekt me aktivitet ushqimor.

​Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese ka bllokuar një sasi prej 5 (pesë) ton djathë “Gouda” dhe 944 (nëntëqind e dyzet e katër) kg “Fileto pule”, të cilat rezultuan me mungesë të kundraetiketës në gjuhën shqipe.

​Informojmë se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe është kryer bllokimi i produkteve deri në rregullimin e dokumentacionit dhe elementeve të etiketimit sipas standardeve të kërkuara.

AKU garanton opinionin publik se do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë zinxhirin ushqimor për të garantuar zbatimin e ligjit dhe informimin e saktë të konsumatorëve, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe interesave të tyre./Dosja.al

Mungonte kundëretiketa në gjuhën shqipe/ Bllokohen 5 ton ushqime!Mungonte kundëretiketa në gjuhën shqipe/ Bllokohen 5 ton ushqime!

agjencisë kombëtare të ushqimit

Sondazh

Poll