Hodhën molotov para kryeministrisë/ Gjykata merr vendimin: Lirohen 4 protestuesit e protestës kombëtare të opozitës
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar katër personat e arrestuar për protestës së Partisë Demokratike. Pak or&eum...
Sipas njoftimit, gjatë operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike; 3 000 euro.
TIRANË- Policia ka goditur një grup kriminal me 33 persona që shiste lëndë narkotike në Tiranë. Blutë sqarojnë se në pranga kanë rënë 22 persona, ku pesë janë arrestuar më herët gjatë fazës hetimore, ndërsa gjashtë të tjerët janë ende në kërkim.
Në pranga kanë rënë Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.
Sipas njoftimit, gjatë operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike; 3 000 euro. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet pas 4 javësh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”. Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 22 prej tyre. 5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal. Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.
Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: R. D., 32 vjeç, E. P., 33 vjeç, A. H., 43 vjeç, O. M., 32 vjeç, F. C. (Ç), 34 vjeç, Xh. B., 31 vjeç, L. M., 23 vjeç, A. P., 47 vjeç, E. S., 39 vjeç, B. M., 34 vjeç, G. V., 39 vjeç, V. B., 19 vjeç, O. H., 35 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 23 vjeç, M. M., 19 vjeç, J. H., 29 vjeç, E. Gj., 31 vjeç, A. B., 20 vjeç, K. Rr., 27 vjeç, I. N., 22 vjeç dhe G. K., 20 vjeç.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit: A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike. Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.
Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme. 6 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar katër personat e arrestuar për protestës së Partisë Demokratike. Pak or&eum...
Prokuroria Fier FIER- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...
Kryepeshkopi Joan TIRANË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Shqipërisë, Joani, ka përcjellë një mesazh urimi p&e...
Foto ilustruse TIRANË- Dosja e mjekut Edvin Prifti ka kaluar për gjykim. Prifti dyshohet se ka marrë rryshfet gjatë kryerjes s&eum...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 30-vjeçar në Gjirokastër dhe ka shpallur në k...
Imzot Giovanni Peragine SHKODËR- Krerët e Kishës Katolike të Shqipërisë, kanë zgjedhur për të uruar besimtar&...
Foto ilustruese DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçar në Sukth. Ai ishte shpallur në kërkim m&...
Foto ilustruese KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 49-vjeçar, banues në Korçë. Ai u arrestua ...
SHKODËR- Autorëve të dyshuar të vrasjes së Pavlin Prekës, iu është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg". Gjyk...
Foto ilustuse BELGJIKË- Shtatë shqiptarë janë dënuar më dhjetë vite burg në Belgjikë. Media belge HLN shkruan ...