Aktualitet

DETAJE nga goditja e grupit që shiste lëndë narkotike/ Droga shpërndahej me taksi dhe motorë picash! Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak (EMRI)

Mësohet se grupi shpërndante lëndë narkotike me taksi dhe me motoçikleta të picave. Konkretisht, me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me nje brand ndërkombëtar, ishte Erdison Gjella.

24 Dhjetor 2025, 15:42 Nga E. D
DETAJE nga goditja e grupit që shiste lëndë narkotike/ Droga
pamje nga arrestimi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Mësohet se grupi shpërndante lëndë narkotike me taksi dhe me motoçikleta të picave. Konkretisht, me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me nje brand ndërkombëtar, ishte Erdison Gjella. Gjithashtu mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-ushtarak, Dylber Alijaj.


Gjithsej në pranga kanë rënë Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Sipas njoftimit, gjatë operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike; 3 000 euro. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./Dosja.al

olsi mici erdison gjella dylber alijaj policia e tiranes

Sondazh

Poll